Lajme

Kërkohet për dy javë lirimi i Jakup Krasniqit  

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së
Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së

Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që klienti i saj të lirohet për dy javë, në mënyrë që të kalojë pak kohë me familjen në Kosovë.

Aktualisht, zyrtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjenden në pushime të verës, mbrojtësja ligjore e Krasniqit, ka kërkuar që ai të lirohet për dy javë.

Tutje, ajo thotë se ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjendet në paraburgim që dy vjet e tetë muaj, duke kërkuar që ai të lirohet nën mbikëqyrje.

Alagendra, pretendon se paraburgimi i Krasniqit s’është i domosdoshëm, pasi s’ka rrezik për t’u arratisur dhe për të penguar në procedurat gjyqësore.

“Deklaratat publike të z. Krasniqi janë ushtrim i fjalës së lirë dhe jo të mjaftueshme për të treguar një prirje ndaj ndërhyrjes në dëshmitarë”, thuhet në parashtresë, raporton Klan Kosova.

Ajo thekson se s’ka arsye të mjaftueshme për ta arsyetuar moslirimin e Jakup Krasniqit dhe se s’ka asnjë provë konkrete se ndonjë dëshmitar është frikësuar nga ai.

Ndryshe, para disa ditësh, u martua Gresa, vajza e Jakup Krasniqit.

Ndoshta edhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet e parashtrimin të kërkesës nga ana e mbrojtjes.

/Shqip.com