Lajme

Kërkohet paraburgim për “Llunen”, udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile”

Prokuroria Speciale e ka paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj udhëheqësit të “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale Ekrem Lutfiu.

“Ne e kemi paraqitur kërkesën. Tani mbetet nga Gjykata Themelore që ta caktojë masën”, tha Lutfiu.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Të marten u arrestua Milun Milenkoviq-Llune, i dyshuar për organizimin e sulmit në Zveçan ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

/Shqip.com