Lajme

Kërkohet paraburgim për arsimitarin e arrestuar në Prizren, u gjetën prova në shtëpinë e tij

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., arsimtari nga Prizreni i cili është i dyshuar për pedofili.

F.K që nga dita e djeshme gjendet ne ndalim.

 Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K, dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Po ashtu në bazë të raportit policor të 24 orëve të fundit është bërë e ditur se në banesën e tij janë gjetur prova të mjaftushmë që lidhen me veprën.

Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

F.K, u dyshua për pedofili pasi u publikuan disa pamje ku ai tentoj ta bind për marrëdhënie intime një të mitur, e cila në fakt ishte një gazetare nga Shqipëria./Shqip.com