Lajme

Kërkohet hetim i menjëhershëm për grafitin kundër homoseksualëve në Prishtinë

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN), i përbërë nga shtatë organizata joqeveritare, u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë për një hetim të “menjëhershëm” të grafitit në Prishtinë, i cili bënë thirrje për vrasje të homoseksualëve.

Grafiti u pa në kampusin e Universitetit të Prishtinës (UP), të hënën ku shkruan “Kill the gays”.

“Shkrime me përmbajtje të tilla me thirrje për vrasje duhet të hetohen me urgjencë dhe ndaj kryesve duhet të shqiptohen dënime meritore në bazë të ligjeve në fuqi. Thirrjet për vrasje e gjuha e urrejtjes të përdorura e vizualizuara haptazi në hapësirat e një institucioni publik, ngjallin pasiguri, ndjenjë të frikës, ankthit e (ri)traumatizim te personat LGBTIQ+ dhe në të njëjtën kohë janë kërcënim direkt ndaj këtij komuniteti dhe gjithë shoqërisë”, thuhet në një reagim të HRN-së në Facebook.

/Shqip.com