Lajme

Kërkohet ekzaminim psikologjik, psikiatrik dhe psikotik për Dardan Krivaqen

Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa.
Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa.

Mjeku i përgjithshëm në Spitalin e Ferizajt, Astrit Hoxha  ka thënë se kishte dyshime për gjendjen shëndetësore të akuzuarit, Dardan Krivaqa, për shkak se ai të përdorimit të substancave narkotike.

Deklarimi i Hoxhës u bë sot në  Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku Dardan Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiun, po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e të ndjerës, Marigona Osmanit.

Mbrojtësi i Krivaqës, avokati Admir Salihu, e ka pyetur dëshmitarin Dr.Astrit Hoxha, a keni përpiluar një raport për kontrollin e gjendjes shëndetësore të akuzuarit Krivaqa, që është bërë ditën kur është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit, dr. Hoxha tha se kishte përpiluar raport dhe kishte konstatuar se gjendja e të akuzuarit Krivaqa, ishte stabile.

Avokati Salihu, e ka pyetur dëshmitarin Hoxha, se a është e vërtetë që i njëjti ka dhënë dy deklarata për media, ku ka përshkruar gjendjen e të akuzuarit Dardan Krivaqa, se i njëjti e ka gjendjen e rëndë psikologjike dhe është në depresion, e që kjo gjendje e tij ishte për shkak të përdorimit të substancave narkotike, raporton Betimi për Drejtësi.

Lidhur me këtë, Hoxha tha se e rithekson se pas kontrollës së të akuzuarit ka pas dyshimet e tij mbi gjendjen e rënduar psikologjike, por që nuk janë bërë analiza për të cilat nuk ishte fushë e tij, andaj tha se ajo çka ka theksuar për gjendjen e renduar psikologjike mos të merret për bazë pasi që mund të ishte mendim i  gabuar.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Krivaqa, avokati Admir Salihu, ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij Dardan Krivaqa të bëhet një ekzaminim psikologjik, psikiatrik dhe psikotik nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike gjë e cila u aprovua nga kryetari i trupit gjykues.

“Propozoj të bëhet ky ekzaminim që ekspertët të sqarojnë gjendjen emocionale dhe shëndetësore, duke pasur parasysh se në vendin e ngjarjes janë gjetur elemente të substancave narkotike, andaj e konsideroj të rëndësishëm këtë ekzaminim në këtë fazë të procedurës”, ka thënë avokati Salihu.

Prokurori Valdet Avdiu, nuk e ka kundërshtuar këtë propozim, ndërsa avokati i palës së dëmtuar, Gazmend Rexhepi e ka kundërshtuar propozimin e avokatit Salihu.

Krivaqa ngarkohet me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Dardan Krivaqa që nga viti 2006 ka qenë i dyshuar për 133 vepra të ndryshme penale. Edhe Arbër Sejdiu ka disa vepra penale.

Në detajet nga aktakuza e ngritur, thuhet se më 21 gusht 2021, Dardan Krivaqa në banesën e tij pa pëlqimin e tanimë të ndjerës e detyron atë të kryejë marrëdhënie seksuale.

Lexo edhe:

Dardan Krivaqa mbrohet në heshtje, Arbër Sejdiu deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

“…me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, përshkruan tutje aktakuza, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari tjetër Arbër Sejdiu, akuzohet se me dashje ka ndihmuar në kryerjen e dhunimit nga ana e Dardan Krivaqës. Aktakuza përshkruan se dy të akuzuarit ishin takuar në qytet dhe pasi ishin kthyer bashkë në banesë, Sejdiu ishte në dijeni për dhunimin që po i bëhej tani të ndjerës.

“Po ashtu dhe gjatë asaj kohe përcjell gjendjen nëse ndonjë nga banorët është duke lëvizur aty pari, po ashtu edhe disa herë del nga banesa për të blerë gjëra ushqimore, gjatë gjithë kohës bisedojnë mes vete dhe i jep të pandehurit Dardan Krivaqa telefonin për të thirrë kompaninë e cila menaxhon kamerën, që është e vendosur në korridorin e banesës me qëllim të fshihen video-incizimet, gjegjësisht provat e veprës penale”, thuhet tutje në aktakuzë.

Pas kësaj, sipas aktit akuzues me qëllim të fshehjes së veprës penale “Dhunimi”, e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani.

“…në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”, thuhet në aktin akuzuës.

E gjithë kjo, sipas prokurorisë vërtetohet edhe përmes pamjeve të kamerave të cilat kanë qenë banesën e të akuzuarit Krivaqa.

Një kamerë e cila ka regjistruar nga dera e hyrjes së banesës dhe banjo, e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së dhomës së gjumit, si dhe një dhome të cilën e kapë vetëm një qosh, ku prokuroria thotë se është kryer edhe vrasja.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, par. 1, nënpar. 1.3, 1.4 dhe 1.7, lidhur me nenin 31 të Kodit Pena

/Shqip.com