Rozë

Kërcënoi Noizyn, ndalohet reperi shqiptar i Tik-Tokut

Reperi i njohur me videot e publiluara në Tik-Tok, Kleviol Ahmeti është ndaluar në aeroportin “Nënë Tereza”.

Mediat në Shqipëri raportojnë se veprimi i policisë ka ardhur pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Burime zyrtare nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas kanë njoftuar se ndaj Kleviol Ahmetit është bërë një kallëzim penal më 13 prill nga shtetasi Rigel Rajku dhe Bashkim Rajku.

Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj.

Ahmeti rezulton me precedentë penal, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

/Shqip.com