Rozë

Kërcënoi Efin se ka ‘material’ për të, Mikela i i reagon ashpër Oltës

Situata në Big Brother është duke u tensionuar më tepër.

Kjo pasi gjatë ditës së djeshme ka pasur një konflikt në mes të Luizit dhe Oltës, ku ajo i përfshiti edhe Efin dhe Kiarën- të cilat janë në një grup me këngëtarin.

Pas reagimit të shoqes së ngushtë të Kiarës, ka reaguar edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa.

Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj në rrjetet sociale, duke publikuar postimin e “Iconstyle.al”, krahas së cilit shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV.”

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.

/Shqip.com