Lajme

Kërcënohet gazetari dhe analisti Xhevdet Pozhari, publikon bisedën me kërcënuesin

Gazetari dhe analisti, Xhevdet Pozhari është kërcënuar nga një person.

Pozhari ka treguar se ky është një nga kërcënimet e shumta që pranon, duke publikuar edhe profilin e kërcënuesit bashkë me bisedën.

“Vikend, monotoni. Ndërkohë shikoj kërcënimet e shumta për zbavitje. Ky fansi i Hashim Thaçit po ma premton surprizën. Unë i dua surprizat.

Vikend, ne shqiptarët nuk ngurrojmë me ia tregu trimërinë njëri – tjetrit. Kështu na e kanë mbjellë ata që na kanë mbajt në pushtim. Qëllimi: Le të bahen copa midis veti”, ka shkruar në Facebook.

Ai me tej ka thënë se rastin nuk do të paraqes në polici, pasi kohëve të fundit është mërzitur duke qenë ‘djalë i mirë’.

“Nuk do ta paraqes në polici. Kohëve të fundit jam mërzitur duke qenë “djalë i mirë”. Eja o shpirt, eja! Të pres me padurim”./SHQIP.com