Rozë

Kërcënim nga babai i Stresit? Alaudini flet për herë të parë

Big Brother VIP Kosova ka arritur famë të madhe.

Kjo gjë është vërejtur edhe në numrin e madhe të shikuesve që përcjellin këtë edicion të parë.

E pyetjeve të shumta i është përgjigjur këtë herë edhe moderator, Alaudin Hamiti në Instagram.

Një prej tyre ka pasur të bëjë me një lajm të pavërtetë që po përflitet prej disa ditësh në rrjete sociale.

“Përse nuk po e paditë babain e Stresit që të ka kërcënuar?”, ka pyetur mes tjerash një prej ndjekësve.

Alaudini ka përfituar nga rasti që ta sqarojë një herë e mirë këtë thashetheme të pabazë.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për Big Brother mirëpo ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, ka deklaruar ai.

/Shqip.com