Kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë ka ndodhur pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, me datën 16.06.2022 në orët e pasdites përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport” thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu është bërë e ditur se bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9).
Më tutje thuhet se Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante./Shqip.com