Lajme

Keqtrajtimit seksual i dy djemve të mitur nga dy burra, njëri rast në Podujevë tjetri në Suharekë

Ilustrim

Një burrë dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht një mashkull të mitur në Suharekë.

Rasti është hapur në polici si “dhunim i mbetur në tentativë”.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet që e ka keqtrajtuar seksualisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Podujevë.

Sipas Policisë, gjatë ditës së djeshme, i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar- të mitur.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar-të mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

Sipas PK-së, të dy rastet janë nën hetime./Shqip.com