Lajme

Keqpërdorim i pozitës zyrtare, ngritët aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Komunës në Prizren

Komuna e Prizrenit

Është ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren ku sipas tyre i akuzuari nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore dy operatorëve ekonomik.

I dyshuari i ka dhënë tenderit dy operatorëve ekonomik “Ndërtimi i mini parqeve, furnizimi dhe vendosja në hapësira publike të ulëseve, koshave të mbeturinave dhe ndriçim publik”.

“Vlera e tenderit ka qenë 289 mijë e 124 euro, ka lëshuar urdhëresa për realizimin e punimeve sipas pozicioneve ku çmimet kanë qenë më të larta, duke tejkaluar edhe porositë për këto pozicione mbi 30% të kontratës”, thuhet në njoftim.

I njëjti nuk ka kërkuar  për pozicionet më të ulëta me ç’rast e ka dëmtuar buxhetin komunal.

“Në anën tjetër për pozicionet më të ulëta nuk ka kërkuar që këto pozicione të realizohen dhe në këtë mënyrë gjatë realizimit të kontratës i shkakton dëm autoritetit kontraktues – Komunës së Prizrenit në vlerë prej 103 mijë e 148 euro e 34 cent”, është bërë e ditur nga njoftimi i Prokurorisë.

 Prokuroria Themelore në Prizren ka deklaruar se faktet për dëmtim të buxhetit janë vërtetuar përmes ekspertizës së prokurimit publik të datës 21.06.2021./SHQIP.com