Sport Shqiptar KB Peja: Ne kemi menduar se mund ta shfrytëzojmë 30 për qind të kapacitetit të tërë palestrës, dhe jo 30 për qind të kapacitetit të ulëseve.

Keqkuptimi i masave anti-COVID la jashtë palestrës tifozët që kishin blerë bileta

KB Peja

Keqkuptimi i masave anti- COVID, bëri që shumë tifozë të mbesin jashtë palestrës edhe pse kishin blerë bileta për ndeshjen Peja- Prishtina në basketboll.

Tifozë të shumtë shprehen pakënaqësitë e tyre në komentet e një postimi në faqen zyrtare të Klubit të Basketbollit Peja.

Tifozi i Pejës, Luan Ellis Senden, kishte udhëtuar nga Gjermania, por nuk arriti të futej në palestër. “Jam shumë i dëshpëruar. Kam ardhur prej Gjermanisë të heq mallin për klubin, ky arsyetim është i pa vërtetë.

Përshëndetje për të gjithë ata që kanë qenë fatkeq si unë,” ka komentuar ai në postimin e KB Pejës në rrjetin social Facebook.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Komenti i tifozit

Një tjetër tifozë, Shpetim Berisha, ka hedhur dyshime mbi numrin e të ftuarve në këtë ndeshje. “30% të biletave i kanë shitur e 20% kanë qenë të ftuar (pa bileta), gjithsej 50%.

Matematikë e thjeshtë, kush mbet jashtë? 20% e atyre që kanë ble bileta. Kjo s’guxon të ndodh. Por as policia nuk guxon të ta ndaloj kur ti e ki biletën dhe i plotëson kushtet… Ata është dashtë t’i ndalojnë te ftuarit (edhe ashtu ata hyjnë brenda pesë minuta pa filluar loja). Pejën e dua shumë, por jo më shumë se veten time, asnjëherë!!!”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Komenti i tifozit

I një mendimi me Berishën është edhe tifozi Gazmend Karagjyzi, i cili ka shkruar se salla është mbushur gradualisht. “Shikoni fillimin e lojës salla e zbrazët dhe në fund qysh u mbush salla, e ju i leni njerëzit jashtë me bileta.”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Komenti i tifozit

Përveç këtyre tifozëve janë mbetën edhe rreth 50 të tjerë.

KB Peja: Keqkuptuan interpretimin e vendimit mbi kapacitetet e palestrës

Sipas klubit të basketbollit Peja, ky incident ka ndodhur për shkak të keqkuptimit të vendimit të qeverisë.

“Ka ndodhur një keqkuptim ndërmjet policisë dhe klubit në interpretim të vendimit dhe në interpretim të kapacitetit të palestrës së sportit. Ne kemi menduar se mund ta shfrytëzojmë 30 për qind të kapacitetit të tërë palestrës, dhe jo 30 për qind të kapacitetit të ulëseve. Policia në moment të caktuar e ka vlerësuar që numri i shikuesve është më i madh se kapaciteti i lejuar dhe ka ndërpre hyrjen e tifozëve në palestër,” e ka konfirmuar KB Peja për Shqip.com.

 Nga ana tjetër, kryetari i klubit të basketbollit Prishtina, Burim Maraj, për Shqip.com ka thënë se nuk ka pasur ankesa nga Plisat.

Ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës, të mërkurën mbrëma ndërmjet Pejës dhe Prishtinës e fitoi skuadra vendase.

Ndeshja përfundoi me rezultat 91-86 për Pejën./Shqip.com