Kepa Arizabalaga “mbret” i penaltive te Chelsea

Te Chelsea, nuk është më zgjedhja e parë, por kjo nuk i mohon cilësitë që ka në pritjen e penaltive.
Kepa Arizabalaga, i dhuroi fitoren Chelseat, me pritjen e penaltisë ndaj Southamptonit, të martën, në kuadër të “EFL CUP”, shkruan Shqip.com.
“Gardiani” spanjoll, ka 11 metërsha të pritura në historinë e klubit londinez, gjithsej tetë.
Kështu, Arizabalaga ka lënë prapa krahëve, legjenden Petr Cech, i cili ka gjashtë penalti të pritura.
Për 27 vjeçarin, kjo ishte vetëm paraqitja e dytë tretë këtë sezonë në të gjitha garat, pasi Edouard Mendy është titullar i pazëvendësueshëm.
Ai ishte transferuar në “Stmaford Bridge” në vitin 2018. Ndërsa për kartonin e tij, Chelsea i kishte paguar Athletic Billbaos, 80 milionë euro, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit./Shqip.com