Art Jetese

Keni vazhdimisht fryrje barku, ja cilat vitamina i mungojnë trupit

Intoleranca ndaj ushqimeve të ndryshme , çrregullimi i niveleve të baktereve të mira dhe atyre të këqija, inflamacioni i sistemit imunitar, intoleranca e glutenit janë disa prej arsyjeve që çojnë në fryrjen e barkut.

Nëse fryrja e barkut shkaktohet nga mbajtja e fluideve në stomak vitamina B6 është gjithçka që ju duhet. Ajo gjendet me shumicë te mishi i shpendëve, peshkut dhe drithërave.
Krahas vitaminës B6, këshillohet gjithashtu edhe përdorimi i vitaminë B1. Kjo e fundit, njohur ndryshe edhe si thiamina, është esenciale për shpërbërjen e karbohidrateve në trup.
Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e ATP-së, një enzime që ndihmon në tretjen e ushqimit, shkruan living.

Kjo vitaminë përshpejton këtë proces dhe punon për neutralizimin e gazit dhe fryrjen e barkut .

Ndërsa mungesa e vitaminës B12 lidhet me inflamimin e stomakut duke shkaktuar fryrje, gazra dhe dispepsi.
Ushqimet e detit, qumështi, djathi, vezët, mishi i pulës e viçit janë të gjitha burime të shkëlqyera të vitaminës B12.

/Shqip.com