Rozë

“Keni mu kall”, çka paralajmëroi Trixa pasi iu përmenden dedikimet për Donaldin

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka qenë e ftuar në emisionin “Prive Summer Edition”, ku ka shpalosur shumë detaje nga karriera e jeta private.

Ajo nuk i ka shpëtuar pyetjes me ‘spec’ të Liberta Spahiut, e cila e pyet nëse projektet muzikore që ka lansuar deri tani ishin dedikime për historinë me aktorin Veshaj.

“Jo ato kanë qenë të shkruara ma herët, po kur njerëzit dinë se çka ka ndodh në jetën tënde natyrisht që i lidhin. Jo dedikimet hala s’i kam bo, kur ti boj qitash keni mu kall” u shpreh Trixa.

Siç duket tani e tutje do të kemi projekte të fuqishme nga Trixa, në të cilat do përfshihet historia e dashurisë së saj me Donaldin.

Aktualisht, Trixa është ende beqare, teksa Donaldi është ribashkuar me Bora Zemanin./Shqip.com