Rozë

Këngëtarja shqiptare rikthehet dy herë për të përformuar në Festivalin e RTSH nga duartrokitjet e publikut

Mbrëmë këngëtarja, Ronela Hajati ka prezantuar këngën e saj “Sekret” në Festivalin e Këngës në RTSH.

Përformanca e saj ka qenë shumë e “zjarrtë”, sa që u rikthye dy herë që të përformonte pas duartrokitjeve të publikut.

Mirëpo, para përformancës në klipin prezantues ajo ka bërë një dedikim për babin e saj.

“Babi tani që u riktheva në RTSH më vijnë ndërmend kohët kur me merrje me vete në punë. E vogël isha kur më sollët për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. Unë fëmija me i zhurmshëm, por këtu bija qetësi.

Ronela Hajati

‘Mbaj mend që me kë thënë se artisti i vërtetë është ai që përballon skenën e festivalit’. Prandaj s’kam ardhur pa u ndjere 100% e sigurt. Ndjej zërin tënd që me thua: Rronka do ja dalësh!”, ka thënë ajo.

Ndryshe Ronela dhe Alban Ramosaj janë duke u konsideruar si pretendentet kryesor për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin e Eurovizionit./SHQIP.com