Rozë Ndërkombëtar

Këngëtarja shqiptare pëson rënie të flokëve nga Covidi

Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max ka treguar se i kanë rënë flokët pasi u infektua me Covid-19.

Ava nuk rrëfeu se kur ndodhi momenti i sikletshëm, por zbuloi se “nuk e kuptoi” në fillim.

Krijuesja e hitit “Sweet But Psycho” këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

Këngëtarja u shpreh se flokët e saj kanë filluar t’i rriten përsëri.

“Kam humbur shumë flokë kur pata COVID vitin e kaluar”, ka shkruar ajo në Instagram.

Sa i përket muzikës, kënga e fundit që Ava ka publikuar është në bashkëpunim me Tiwsto me titull “The Motto”./SHQIP.com