Rozë

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e të birit

Edita Sopjani

Këngëtarja dhe moderatorja, Edita Sopjani është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka ndarë me publikun vet ajo në një postim në Instagram.

 Edita ka postuar disa foto, ku shfaqet me të birin e porsalindur nga spitali. Ajo i ka shoqëruar këto imazhe të ngrohta dhe me një dedikim, me anë të të cilit ka zbuluar edhe emrin e të birit, Rio.

“Jeta jonë u plotësua me ty Rio jonë! Mirë se erdhe në mesin tonë, do të të duam pa fund unë e Babi! 23.06.22”, ka shkruar Edita.

Ndryshe, ajo ka disa muaj që është larguar nga Kosova për një jetë të re në Gjermani./SHQIP.com