Rozë

Këngëtarja nga Shqipëria e thotë hapur se e ka pasur simpati Ermal Fejzullahun

Këngëtarja, Ermal Fejzullahu,

Këngëtarja nga Shqipëria, Elhaida Dani së fundmi ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ajo ka qenë e ftuar në “Jonida’s Room” ku në bisedë e sipër, ajo ka treguar se “crush-i” i saj i parë mes kolegëve ka qenë Ermal Fejzullahu.

“Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka thënë ajo.


Artistja ka treguar se fama ia kushtëzuar përherë jetën e saj private, por kjo është një rrugë të cilën e ka zgjedhur dhe dashur gjithmonë.

Këngëtarja nga Shqipëria, Elhaida Dani

Ajo ka thënë edhe personi që e ka në krahë duhet ta kuptojë mirë në këtë pjesë.

‘’Absolutisht shumë, fakti që jeta ime është tre muaj në një kontinent, tre muaj në një kontinent tjetër ndikon në mundësinë e të pasurit një jetë private konstante por e kam njohur jetën time, e kam kërkuar vetë këtë lloj jete e kam dashur shumë dhe kam punuar për ta pasur sa jam në një pikë dhe e kam kuptuar para disa vitesh që është ok.

Personi që më rri në krahë e di shumë mirë, duhet ta dijë shumë mirë këtë gjë, duhet ta pranojë dhe duhet të dijë si të komunikojë edhe ta bëjmë diçka pozitive edhe largësinë time shumë intense”, u treguar ajo.


Në anën tjetër, Ermali është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

Kënga e fundit e Ermalit “Sa t’kom dasht” erdhi në bashkëpunim me reperin, Gjiko, projekti deri tani ka arritur mbi 16 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube./SHQIP.com