Sport Ndërkombëtar

Këngëtarja me origjinë shqiptare pret fëmijë me ish-futbollistin e Barcelonës

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është një ndër emrat më të komentuar nga të gjithë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ajo ka zbuluar se është shtatzënë për herë të parë.

Foureira ka postuar një foto ku shihet e shtrirë me partnerin e saj, ish- futbollistin Alberto Botia, teksa bie në sy barku i rrumbullakosur.

Prej disa kohësh qarkullonin zërat se Eleni Foureira dhe ish-futbollisti do të bëhen prindër për herë të parë, por vetë çifti nuk e kishte konfirmuar.

33-vjeçari, Botia është një produkt i akademisë së Barcelonës dhe ka luajtur në sezonin 2009-2010 me katalanasit për të kaluar më pas në skuadra si Sporting, Sevilla dhe Elce.

Kulmin e karrierës e ka arritur në Greqi me Olimpiakos, aty ku u njoh edhe me Foureiran.

/Shqip.com