Rozë

Këngëtarja kosovare mund ta përfaqësoj një shtet evropian në Eurovizion

Pjesëmarrëse si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion 2023, Albina Kelmendi duket se nuk ka dalë pa asgjë nga kompeticioni më i ndjekur muzikor në Evropë.

Ndonëse u renditën në vendin e 22-të dhe me 76 pikë Albina Kelmendi dhe familja gjatë Eurovizion 2023 teksa përfaqësonin Shqipërinë, ndezën skenën e magjishme në Liverpool me këngën e tyre “Duje”.

Këngëtarja nga Kosova ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj në festivalin e madh në Eurovision, ku ka rrëfyer emocionet pas performancave në Liverpool.

Ndër të tjera duket se Albina ka marrë një ofertë tejet joshëse nga shteti që u shpall fitues i Eurovizion për këtë edicion.

Kelmendi ka treguar se Suedia e ka ftuar që të jetë këngëtarja shqiptare përfaqësuese e shtetit të tyre në Eurovizionin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”, ka treguar Albina Kelmendi.

/Shqip.com