Rozë Ndërkombëtar

Këngëtarja i thotë “PO” propozimit të futbollistit të njohur

Artistja e njohur, Becky G dhe partneri i saj, Sebastian Lletget janë fejuar.

Ylli latin i popit, njoftoi të premten se i dashuri i saj ylli i futbollit, u ul në një gju dhe i propozoi pas gjashtë vitesh lidhje.

“Vendi ynë përgjithmonë “, ka shkruar këngëtarja e “Shower” në Instagram një seri fotografish nga propozimi, shkruan Daily Mail.

Edhe pse dyshja e kanë mbajtur romancën e tyre relativisht private, Becky së fundmi zbuloi se lidhja e tyre ishte më e fortë se kurrë.

“Të biesh në dashuri është një gjë, dhe unë mendoj se të qëndrosh i dashuruar është një gjë tjetër. Jam shumë krenare për faktin se ai është shoku im më i mirë”, tha këngëtarja.

/Shqip.com