Rozë Ndërkombëtar

Këngëtarja e njohur “tradhtohet” nga veshja gjatë performancës

Miley Cyrus

Miley Cyrus ka përjetuar një pakëndshmëri gjatë spektaklit special për Vitin e Ri të emetuar në NBC, ku mbeti pa pjesën e sipërme të veshjes.

Mirëpo, këngëtarja ka reaguar shpejt duke e mbajtur me veshjen me dorë.

Ylli i muzikës pop po performonte hitin e saj, Party In The USA, kur lidhëset e bluzës që mbante veshur papritur u zbërthyen.

29-vjeçarja u detyrua të largohej nga skena në mes të këngës për t’u kthyer më pas me një xhaketë të kuqe.

“Tashmë të gjithë po më shikojnë patjetër. Kam vëmendjen tuaj”, tha ajo duke qeshur.

Në fund të programit, këngëtarja e lindur në vitin 1992 falënderoi publikun si dhe përmendi fleksibilitetin në emision për t’i kthyer situatat më të këqija në më interesantet, shkruan New Fox 24.

Miley Cyrus beson se të gjithë duhet ta sjellin atë frymë në vitin e ri, të mësojnë nga të papriturat dhe të shohin mundësinë në sfida.

Për shkak të zhvillimit të komplikuar të epidemisë, nata muzikore u raportua drejtpërdrejt tek audienca amerikane përmes kanalit NBC. Të gjithë spektatorët e pranishëm u vaksinuan./SHQIP.com