Rozë Ndërkombëtar

Këngëtarja angleze tregon historin se si është përdhunuar në moshën 17-vjeçare

Këngëtarja, Sophie Ellis-Bextor

Sophie Ellis-Bextor ka folur për përdhunimin në moshën 17 vjeçare nga një muzikant i vjetër.

Këngëtarja angleze ka thënë se virgjërinë e humbi më kitarist, i cili ishte 20 vjeçar.

“Kam dëgjuar veten duke thënë’ Jo ‘ dhe ‘nuk dua’ , por nuk bëri asnjë ndryshim “.

“Ai bëri seks me mua dhe unë u ndjeva aq e turpëruar. Ishte se si e humba virgjërinë dhe u ndjeva budallaqe”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se pas kësaj është ndjerë shumë keq, raporton BBC.

“U ndjeva e turbullt, por edhe e pasigurt për ndjenjat e mia pasi nuk kisha përvojë tjetër me të cilën ta krahasoja.”

Ellis-Boxtor ka treguar se muzikantin e ka takuar gjatë kohës sa ishte duke studiuar.

Këngëtarja, e cila tani është 42 vjeçare , deklaroi se ajo ishte ngatërruar pas incidentit pasi perceptimi publik i përdhunimit në vitet 1990 “nuk kishte të bënte me pëlqimin”, por “diçka që e shoqërove me agresion”.

“Por askush nuk më kishte fiksuar ose më kishte bërtitur që të më bindte”, thotë ajo, duke shtuar se “gjërat që pashë dhe lexova dhe mënyra se si diskutohej seksi [në atë kohë] më bënë të besoj se nuk kam rast.”

Sipas Rape Crisis England dhe Uells, ky perceptim ende vazhdon në shumë viktima.

Ellis-Bextor thotë se ajo kishte vendosur të ndante përvojën e saj për t’i ndihmuar njerëzit të kuptonin “ku qëndron vija midis së drejtës dhe të gabuarës”./SHQIP.com