Rozë

Këngëtari serb në festivalin e Korçës, reagojnë ashpër artistët shqiptarë

Këngëtari serb, Goran Bregovic

Në datat 18-22 gusht të këtij viti në qytetin e Korçës do të organizohet festivali i përvjetshëm i birrës, i quajtur “Festa e birrës”, njofton Shqip.com.

Mes shumë artistëve të cilët do të performojnë gjatë këtij festivali, është përfolur edhe emri i artistit Goran Bregoviç.

Performaca e këngëtarit nacionalist serb para publikut shqiptar nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e artistëve shqiptarë.

Ishte këngëtarja Vesa Luma ajo e cila pasi pa lajmin reagoi në rrjete sociale, duke shprehur bindjen se lajmi është dezinformatë.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

“Jam e bindur që është një dezinformatë”, shkroi këngëtarja nga Prishtina në InstaStory.

Pas Vesës, ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Big Basta, njëherësh reper dhe tekstshkrues. Ai nuk ka kursyer komentet fyese.

“Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q*fsha Goran Bregovic”, ka shkruar Big Basta.

Artistja e radhës që reagoi ishte Besa Kokëdhima. Ajo shkruan se ai Goran është artist i mire, por jo i njerëzishëm.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, ka shkruar ajo./SHQIP.com