Rozë

Këngëtari i njohur në Big Brother flet për gruan e tij me aftësi të kufizuara

Big Brother tashmë ka startuar dhe banorët, veç se janë mësuar më njëri-tjetrin.

Ata tashmë kanë filluar të tregojnë histori të tyre personale – dhe sakrificat që kanë bërë në jetë.

Këngëtari, Gjon Karrica, i njohur si Lugati ka folur për djalin e tij dhe bashkëshorten, ku ndër të tjera ka treguar se bashkëshortja e tij është me aftësi të kufizuar.

“Grun e kam me një kujdestare, sepse është me një handicap. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, thotë Karrica i njohur ndryshe si Lugati.

Pas kësaj, ndërhynë edhe Stresi, i cili tha se nuk është shumë mirë që t’i mendojnë gjërat jashtë.

/Shqip.com