Rozë Ndërkombëtar

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë

Ilustrim

Këngëtari i njohur i muzikës latine, J Balvin është bërë baba për herë të pare, shkruan SHQIP.

Ditën e djeshme partnerja e artistit, Valentina Ferrer, publikoi në rrjetin social “Instagram” një foto të këmbës së vogëlushit të porsalindur të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rio.

“4 ditë me dashurinë më të mirë”, ka shkruar J Balvin përkrah fotos.

Lajmi i ardhjes në jetë të djalit vjen 2 muaj pasi ata konfirmuan shtatzëninë e Valentina-s me një foto në Vogue Mexico, në të cilën ish-Miss Argjentina shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

J Balvin dhe Valentina janë njohur bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit “Sigo Extranandote” të këngëtarit në vitin 2017-të.

 Gjatë kësaj kohe ata të dy e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike dhe shumë rrallë shfaqen bashkë në publik./SHQIP.com