Rozë Ndërkombëtar

Këngëtares së njohur i hyjnë hajnat në shtëpinë 6 milionëshe, ishte në pushime

Foto e ilustruar

Yllit të muzikës pop, Mariah Carey, ia grabitën shtëpinë në Atlanta rreth një muaj më parë teksa ndodhej me pushime.

Këngëtarja, 53 vjeçe, ishte në një udhëtim që përfshinte Italinë dhe Hamptons më 27 korrik, kur ndodhi grabitja, sipas Page Six.

Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë ishte vjedhur nga shtëpia e këngëtares prej 5.6 milionë dollarësh.

Policia në Atlanta tha se ‘ky është ende një hetim i hapur’ dhe ‘informacioni mund të jetë i kufizuar’ pas vjedhjes, shkruan Daily Mail.

Carey bleu shtëpinë me nëntë dhoma gjumi dhe 13 banjo në nëntor të vitit 2021.

Në të përfshihet po ashtu një shesh lojrash, pishinë dhe fushë tenisi.

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy ishte aktive në Instagram muajin e kaluar duke dokumentuar pushimet e saj me binjakët e saj 11-vjeçarë Monroe dhe Moroccan, dhe të dashurin aktual Bryan Tanaka, 39 vjeç. 

Familja u pa duke shijuar daljet në një jaht gjatë arratisjes luksoze./SHQIP.com