Rozë

Këngëtares kosovare i hakohet Facebooku, kërkon ndihmën e fansave

Facebook

Të shumta janë rastet kur fytyrat publike bien pre e sulmeve kibernetike nga persona të panjohur.

Së fundmi, këngëtarja kosovare Rona Nishliu me anë të një postimi në Instastory, tregoi që është hakuar llogaria e saj në ‘Facebook’.

Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të bëjnë report faqen paraprake.

“Të dashur, ju lutem report faqes sime të hackuar sipas hapave konkret”, shkroi ajo duke iu treguar se si duhet të veproni hap pas hapi.

“Më ndihmoni ta raportojë faqen time të hakuar”, tha këngëtarja në mbishkrimin e fotografis së postuar.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe grimeri i njohur Arber Bytyqi, i cili kërkoi ta raportonin këtë faqe pasi nuk përdoret nga ana e këngëtares.

Rona famën më të madhe e ka arritur pasi përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision në Baku të Azerbejxhanit në vitin 2012, ku u rendit e pesta.

Ajo ka arritur vendin më të mirë për Shqipërinë deri më tani./SHQIP.com