Rozë

Këngën që nuk deshi Melinda që ta dëgjojnë fansat, publikohet nga një anonim

E diskutuar për çdo lëvizje në jetën e saj deri në detajin me të vogël është reperja, Melinda Ademi e cila së fundi në një intervistë ka rrëfyer për jetën e saj, shkruan SHQIP.

Ajo ka treguar shumë çka duke mos hezituar të përgjigjët edhe në pyetje provokuese.

E pyetur nga moderatori se nëse ka ndonjë këngë që nuk do ta publikonte kurrë, reperja me prejardhje nga Mitrovica bëri të ditur se ekziston në fakt një këngë e tillë.

Bëhet fjalë për një këngë të vitit 2018 të titulluar “Lej”, e cila ishte publikuar pas suksesit të këngës së parë “Lulija”.

Ajo tha se e ka larguar atë këngë pasi që nuk ishte në stilin e saj.

Por menjëherë pas shfaqjes së saj në këtë intervistë, kjo këngë është hedhur në kanalin YouTube nga një anonim, i cili ka dal kundër deshirës së reperes.

https://youtu.be/VhK1-JfvzvY

Kënga dhe klipi që Melinda me dëshirë dhe vetëdije e ka hequr nga kanali i saj, tani është i disponueshëm për t’u parë nga fansat, ani pse me kualitet më të dobët.

Kujtojmë që Melinda se fundi ka sjellë bashkëpunimin e saj me reperin, Gjiko dhe këngëtaren, Nora Istrefi./SHQIP.com