Lajme Ballkan

Këngë nacionaliste për Kosovën, duke festuar zgjedhjen e Milatoviqit president të Malit të Zi

Nacionalistët pro-serbë kanë festuar fitoren e Jakov Milatoviqit
Nacionalistët pro-serbë kanë festuar fitoren e Jakov Milatoviqit

Nacionalistët pro-serbë kanë festuar fitoren e Jakov Milatoviqit në disa qytete duke kënduar këngë çetnike për Kosovën dhe duke ngritur tre gishtat me flamurin e Serbisë.

Kjo shkaktoi reagime të shumta në rajon në platformat sociale.

Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, shkroi se flamujt serbë dhe këngët nacionaliste u shfaqën në Mal të Zi pas fitores së Milatoviqit.

“Dhe edhe një herë Radio Evropa e Lirë është një nga mediat e pakta që po raporton të vërtetën për zgjedhjet në Mal të Zi duke shfaqur flamuj serbë dhe këngë nacionaliste për Kosovën. Është shqetësuese”, ka shkruar ajo në Twitter.

Për këto qëndrime ka komentuar edhe Toby Vogel, anëtar i Këshillit për Politikë Demokraci nga Brukseli.

“Përkrahësit e presidentit të zgjedhur “pro-evropian” të Malit të Zi festojnë fitoren e tyre duke valëvitur… flamujt serb”, shkroi ai në Twitter.

Madje Mersiha Nezic ka komentuar dhe pyetur se pse ky gazetar festohet me këngë nacionaliste për Kosovën.

“Kundërshtarët e tij e akuzojnë se është i pambrojtur ndaj ndërhyrjeve serbe dhe ruse. Mbështetësit e presidentit të ri malazez kanë festuar mbrëmë fitoren e tij me flamujt serbë në dorë. Në ritmin e këngëve nacionaliste për Kosovën fqinje”, ka shkruar ajo në Twitter.

Milatoviq fitoi garën kundër presidentit aktual Milo Gjukanoviq, i cili ishte iniciatori i shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi dhe iu bashkua këtij vendi në NATO. /The Geopost

/Shqip.com