“Kënga Magjike”, këtë vit mbahet në nëntor
Publikuar:
(23.02.2022 15:14:35)
Festivali “Kënga Magjike”, ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit rikthehet me traditën e shumë vjetme.
Së fundmi, produksioni ka njoftuar se janë shpallur datat 23 dhe 24 maj 2022 ku artistët mund të dorëzojnë këngët e tyre.
Ndërkaq në vitin e kaluar festivali është mbajtur gjatë pranverës.
Festivali i këtij viti do të organizohet në nëntor.
Anëtarët e jurisë për “Kënga Magjike 2022” do të jenë kantautori Pirro Çako, aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi dhe gazetaret Mira Kazhani dhe Kozeta Kurti.
Ndërkaq, fitues i edicionit të kaluar ishte Alban Ramosaj me këngën “Thikat e mia”, ndërsa grupi Urban Band fitoi çmimin “Best New Artist”.