Rozë

Kënga e Trixës nuk është dedikim për Donaldin? Ja çfarë kishte thënë ajo në BBV

Beatrix Ramosaj

Para disa ditësh, Beatrix Ramosaj ka publikuar këngën e saj të re.

“Ma shumë se ti”, mbanë titullin projektin të cilin ajo e ka realizuar bashkë me partnerin e Dafina Zeqirit, Dj Geek.

Në bazë të tekstit të gjithë aluduan se këngën ia ka dedikuar Donaldit, me të cilin nisi lidhjen brenda BBV por, pas përfundimit të formatit lidhja e tyre u shua.

Mirëpo, pas fjalëve të Vig Popës që tekstin e ka shkruar ai, kanë dalë edhe detaje tjera që konfirmojnë se kënga e Trixës nuk është dedikim për aktorin Veshaj.

Madje, këtë kënga Trixa e ka përmendur se e ka pas plan realizimin e saj para se të hynte në BBV.

“Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës. Nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë!”, shprehet Trixa në videon e marrë nga Big Brother Vip.

Kënga e Trixës dhe Dj Geek u realizua dhe që ditën e dytë zuri vendin e 21-ta në botë./Shqip.com