Rozë

Kënga e Taynës arrin suksese që në orët e para, mijëra klikime për 17 orë

Tayna mbrëmë ka befasuar publikun me këngën e re që ka publikuar.

“Merri” është kënga që është publikuar në ditën e Shën Valentinit, e realizuar edhe me videoklip.

Siç edhe ka theksuar, këtë projekt ia ka dedikuar vetes, por që sipas këngëtares i dedikohet edhe një personi të zemrës.

Këngëtarja në këtë projekt vjen më ndryshe se sa jemi mësuar të shohim atë, ku për 17 orë numëron afro 400 mijë klikime në Youtube.

Ndryshe, ajo është përfolur se është në një lidhje dashurie, por që nuk është deklaruar personalisht, Tayna.

/Shqip.com