Rozë

Kënga e radhës e Ronela Hajatit – bashkëpunim me reperin nga Shqipëria

Ronela Hajati

Ronela Hajati nuk e ka ndërmend të ndalet – duke sjellur projekte muzikore.

Këngëtarja nga Shqipëria – po e shijon kulmin e karrierës së saj.

Së shpejti ajo do e sjellë një bashkëpunim, i cili pritet të jetë më ndryshe se sa këngët e kaluara.

Ajo pritet të bashkëpunoj me reperin Matolale, i cili e ka postuar një video në Instastory – së bashku me këngëtaren në fjalë.

Matolale është një emër i ri për botën showbizit, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e grupit “OTR”, ku edhe kishte pasur këngë me reperin Noizy.

Në anën tjetër, Ronela e ka edhe një sfidë të madhe para vetes – sepse do e përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”. /Shqip.com