Rozë Ndërkombëtar

Kendall Jenner rikthehet me Devin Booker pak javë pas raportimeve se dyshja ishin ndarë

Kendall Jenner thuhet se është rikthyer me Devin Booker pas thashethemeve se janë pajtuar.

“Ajo dhe Devin janë rikthyer plotësisht bashkë. Ata i zgjidhën çështjet e tyre dhe vendosën se duan të ecin përpara dhe të jenë së bashku”, tha një burim për E!News.

“Ata vazhduan tutje dhe po shkon shumë mirë”, vazhdoi burimi, duke shtuar se çifti kanë “kaluar shumë kohë së bashku” dhe madje kanë shkuar në një ceremoni martesore së bashku.

“Devin ishte shoqëruesi i saj në dasmën e shoqes së saj Lauren gjatë fundjavës në Napa”, tha ky burim, shkruam DailyMail.

Kendall ngriti dyshimet për ribashkim gjatë fundjavës pasi postoi një foto të saj në krahët e një mashkulli misterioz të cilit i shihej vetëm trupi. Mashkulli në foto si përfundim se ishte Devin.

Ata madje u panë duke festuar Ditën e Pavarësisë së bashku në një festë në Hamptons, ku Kendall u mbajt për krahun e Devinit pjesën më të madhe të natës, tha një tjetër burim.

Të dyja E! News dhe ET raportuan më 22 qershor se Jenner dhe ylli 25-vjeçar i NBA-së i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare sepse ‘ndjeheshin sikur nuk ishin në linjë’.

Kendall gjithashtu ndezi thashethemet e pajtimit pasi ajo u pa duke notuar në Hawaii me një mashkull, për të cilin shumë spekuluan se mund të ishte Devin.

Por ka më shumë gjasa që ai të ishte David Waltzer pasi ishte me pushime me gruan e tij shtatzënë Lauren Perez dhe socialisten Calabasas.

Fansat e Kendall gjithashtu menduan se njeriu që po e shoqëronte mund të kishte qenë miku i saj i familjes për një kohë të gjatë – Fai Khadra – por të dielën ai ndau një foto nga plazhi i bërë në Ibiza të Spanjës me vajzën 22-vjeçare të Mario Sorrenti, Grey.

Jenner më parë kishte lidhje të dyshimta romantike me Ben Simmons, Blake Griffin, A$AP Rocky, Jordan Clarkson, Chandler Parsons dhe Harry Styles.

Drejtoresha kreative e FWRD-së e ka mbajtur gjithmonë sekret jetën e saj të dashurisë, përveç dy daljeve shumë indiskrete me Anwar Hadid në qershor 2018 dhe shtator të po atij viti. /Shqip.com