Rozë Ndërkombëtar

“Kemi pirë gjakun e njëri-tjetrit”, Megan dhe Machine fejohen

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly për një kohë të gjatë kanë qenë në lidhje dashurie.

Dyshja ditën e djeshme janë fejuar, gjë të cilën e kanë bërë të ditur përmes rrjete sociale.

Çifti ka publikuar imazhe nga një vend luksoz, derisa reperi i propozoi aktores së njohur.

“Në korrik të 2020 ne u ulëm nën këtë pemë. Ne kërkuam magji. Ne ishim të pavëmendshëm për dhimbjen që do të përballonim së bashku në një periudhë kaq të shkurtër, të furishme kohore”, filloi Megan, e cila për herë të parë u lidh me MGK në maj të 2020”.

Ajo vazhdoi: “Pa vetëdije për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por e dehur nga dashuria. Dhe karma. Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishin ecur nëpër ferr së bashku dhe duke qeshur më shumë se sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të. Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po…. dhe pastaj i kemi pirë gjakun njëri-tjetrit 1.11.22”, ka përfunduar aktorja.

Përndryshe, që të dy kanë qenë më parë të martuar dhe kanë fëmijë nga martesat e kaluara./SHQIP.com