Rozë

“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fisnik Syla komenton deklaratat shokuese të Fjolla Morinës

Këngëtarja Fjolla Morina ka ndarë më ndjekësit e saj kërcënimet që është duke i marrë kohëve të fundit.

Ajo ka përmendur edhe ish-burrin, Fisnik Syla duke thënë se që arma që iu gjet Fjollës në Kukës ka qenë e tija.

Ajo shprehet se Fisniku e ka mbajtur me mashtrime dhe me kërcënime, madje sipas saj e ka kërcënuar edhe me kokën e vajzës.

Fisnik Syla në një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live” ka komentuar deklaratat tronditëse të ish-partneres së tij Fjolla Morinës

“Shfaqje teatrale tragjikomike me një regji të dobët, nëse e vini re paraqitjen para dy ditëve në rrjete sociale në Instagram kur e nisi rrëfimin me muzikë dhe përfundoi duke qarë që gjoja jeta e vajzës së saj gjoja është në rrezik. Ajo është skenariste, regjisore dhe aktore vetë. Si mundesh me fut me zor armën kur kanë qenë 30 policë, kur ka kamera dhe është nën mbikëqyrje.

Unë nuk e dija që Fjolla kishte armë me vete, është gjetur nga policia, e ka pranu fajin e vet, unë kam dalë i pafajshëm. E kemi bo aty martesën në Maldives, i ka hedhur me dëshirë ato foto, video. Nuk përputhet çfarë ka thënë në rrjete sociale dhe tek emisioni juaj. Ajo ka thënë se e kam marrë me dhunë në Kosovë dhe Maldives, është shumë qesharake dhe përralla për fëmijë, shpif pa asnjë bazë dhe jo vetëm mua por edhe me të tjerë “, është shprehur Fisniku.

/Shqip.com