Kulturë

“Kemi artin që të mos vdesim prej së vërtetës”

Friederich Nietzsche, ishte filozof i famshëm gjerman, i njohur për kritika ndaj moralit dhe fesë tradicionale evropiane.

Shkrimet e tij mbi moralin, historinë dhe nihilizmin, kanë ushtruar një ndikim të madh në filozofinë perëndimore dhe historinë intelektuale.

Për lexuesit e Shqip.com, ne kemi sjellë disa thënie më të njohura të Nietzsches.

1.“Nuk ka fakte të përjetshme, ashtu siç nuk ka të vërteta absolute.”

2. “Kushdo që lufton monstrat duhet të shoh për atë që në këtë proces, që edhe ai të mos kthehet në një përbindësh. Dhe nëse shikoni mjaft kohë në një humnerë, humnera do të kthehet në ju.”

3. “Jeta përbëhet nga çaste të rralla me intensitet të madh e intervale të panumërta. Por, pjesa më e madhe e njerëzve, duke mos njohur çastet magjike, jeton vetëm intervalet.”

4. “Të gjithë duan fronin, sikur lumturia të gjendej në fron! Shpesh në fron rri llumi, e shpesh edhe froni është mbi llum.”

5. “Nuk është forca, por aftësia e një ndijimi të gjatë që i bën njerëzit superior.”

6. “Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni.”

7. “Insektet nuk pickojnë se janë shpirtligj, por sepse duan të jetojnë; po kështu edhe kritikët: duan gjakun tonë, jo dhimbjen tonë.”

8. “Kemi artin që të mos vdesim prej së vërtetës.”

9. “Nuk ekzistojnë fenomene morale, ekzistojnë vetëm interpretime morale të fenomeneve.”

10. “Njeriu është vetëm një gabim i Zotit apo Zoti është vetëm një gabim i njeriut?”

11. “Asnjë fitues nuk i beson rastësisë.”

12. “Edhe hyjnitë, më kot luftojnë kundër mërzisë.”/SHQIP.com