Sport Shqiptar

Kelmendit i ndahet Çmimi Merita e Veçant, Kuka trajneri më i mirë

Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit 2021.

Ish-Xhudistia, Majlinda Kelmendi ka fituar Çmimin për Merita të Veçanta nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Majlinda i dha fund karrierës vitin e kaluar, pas lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Ajo tashmë ka filluar punën si trajnere e xhudos, përkrahë Driton Kukës.

Pas suksesit të padiskutueshëm në vitin e kaluar në sportin e Xhudos, Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë në Kosovë për vitin 2021.

Kuka vitin e kaluar ka fituar dy medalje të arta olimpike me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakova.