Kulturë

Kelmendi kërkon përkrahjen e shqiptarëve në Eurovision: Vota juaj në dërgon në finale

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi, ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve, disa orë para përfomrmancës në skenën e Eurovisionit, në Liverpool.

Albina dhe Familja Kelmendi, po e përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje”.

“Andaj kërkojmë mbështetjen tuaj siç na keni dhënë deri më sot. Kërkojmë që të na votoni që të shkojmë në finale. Vota juaj në dërgon në finale. Sonte është momenti që çdo shqiptar ta tregojë vetën dhe të tregojë se sa zemërgjerë jemi”, tha Albina.

Sonte mbahet gjysëmfinalja e dytë e Eurovisionit.

/Shqip.com