Lajme

Kelmendi: Dhuna dhe vrasjet në familje ndalen me edukim

Kosova është tronditur nga vrasjet makabre të dy grave nga burrat e tyre brenda pak ditësh.

Për dhunën si fenomen në shoqërinë tonë, kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se edukimi fetar është çelësi i shpëtimit nga këto raste.

Kelmendi thotë se fajin për këto raste e kanë edhe qeveritë që për 20 vjet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap që edukimi fetar të futet si lëndë shkollore, ai madje thotë se ata kundërshtuan çdo iniciativë për këtë.

“Dhuna dhe vrasjet në familje nuk ndalen me ligje dhe strategji të sponzoruara nga masonët dhe sorosianët. Dhuna dhe vrasjet në familje ndalen me edukim. Edukimi fetar është çelësi i shpëtimit të shoqërisë tonë. Për 20 vite të pasluftës, qeveritë jo vetëm që nuk ndërmorrën asgjë në drejtim të edukimit fetar, por përkundrazi e kundërshtuan çdo iniciativë për edukim. Dhe sot po i shohim dhe përjetojmë pasojat e politikëbërjes së këtyre qeverive në Kosovën e pasluftës. Vrasjet dhe dhuna po lulëzojnë nëpër shumë familje të shtetit tonë”, ka shkruar Kelmendi në rrjetin social Facebook.

/Shqip.com