Lajme

KEK-ut i tepruan kushinetat në vlerë mbi 60 mijë euro sepse e kishte keqplanifikuar blerjen

KEK.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) i kishte tepruar një sasi e madhe e kushinetave në depo, pasi që gjatë aktivitetit të prokurimit e kishte keqplanifikuar blerjen.

KEK-u kishte lidhur një kontratë në vlerë prej 62,160 euro për blerje të kushinetave.

 Operatori Ekonomik  i kishte dorëzuar kushinetat në depo të KEK-ut në janar të vitit 2021. Në fund të vitit 2021 gjendja në depo kishte ndryshuar shumë pak. Shumica e këtyre kushinetave ishin ende në depo, ndërsa KEK-u kishte kërkuar garanci për vetëm 12 muaj.

Garancia më nuk ishte e vlefshme ndërsa kushinetat ende nuk ishin montuar në pajisje të KEK-ut. Për pasojë çfarëdo defekti eventual që mund të ketë në kushinetat e blera nuk mund të reklamohet tek OE-ja.

‘’ Ne kemi kërkuar kartelat e kushinetave edhe për tri kontrata, me vlerë të përgjithshme 64,351 euro, që KEK-u i kishte lidhur gjatë viteve 2019-2020, dhe kemi gjetur gjendje të ngjashme sa i përket skadimit të vlefshmërisë së garancisë. Afërsisht gjysma e kushinetave të blera ishin ende në depo’’ thuhet në raportin e auditorit./Shqip.com

Raportin e plotë të auditorit mund ta gjeni këtu