Rozë

Kejvina Kthella merr vendimin e papritur, pasi iu zbulua partneri nga këngëtarja serbe

Modelja, Kejvina Kthjella

Modelja, Kejvina Kthella ka qenë protagonist e një situate aspak të këndshme në Turqi.

Ajo gjatë pushimeve në Bodrum është ballafaquar papritur më një zjarre që ka përfshire vendin ku ajo qëndronte.

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar ndonjë situate tragjike.

Fatkeqësisht flakët ju kanë marrë jetën disa personave dhe të tjerë pushues janë evakuuar nga hotelet në të cilat po qëndronin.

Gjatë kësaj situate ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën.

Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohës të informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin” e Kejvinës.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë.

Ndërkohë që këto pamje bën xhiron e rrjetit, Kejvina ka marrë një vendim të papritur.

Ajo ka treguar se për një periudhë të pacaktuar do të qëndrojë larg Instagramit, sepse ka nevojë të qetësojë mendjen e shpirtin dhe pastaj të kthehet.

Ndërsa ajo nuk ka shkruar asnjë fjalë në lidhje me lajmet për partnerin.

“Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagramit për një periudhe pasi kam nevoje të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju duaa”, ka shkruar ajo.

Së me çfarë projekti do të kthehet Kejvina mbetët të shihet./SHQIP.com