Rozë

Kejvina Kthella: Ish-të dashurin e ndihmoja me para

Kejvina Kthella

Modelja e njohur, Kejvina Kthella është një nga personazhet më të komentuara në media.

Fiziku dhe bukuria e saj kanë bërë që ajo të jetë në qendër të mediave rozë.

Së fundi ajo në  “Goca dhe gra”, ka folur më shumë për karrierën dhe jetën private.

E pyetur nëse ka qenë në lidhje me një djalë që e mbajtur me para, ajo nuk heziton të thotë të vërtetën.

“Nuk e kam mbajtur me lekë, por e kam ndihmuar me raste. Ndihmo ai ndihmo dhe unë. Kjo lidhje ka qenë pak a shumë pasi jam bërë e njohur. Ka dy vite, nuk ka zgjatur shumë kushedi pse. Ishte shumë i bukur”, u shpreh Kthella.

Ndryshe, ajo është duke jetuar në mes të Tiranës dhe Italisë për shkak të projekteve që ka.

/Shqip.com