Rozë

Kejvina ka një përgjigje epike ndaj ndjekësit që përdori fjalor banal ndaj saj

Modelja, Kejvina Kthjella

Modelja e njohur, Kejvina Kthjella ka reaguar ndaj lajmit për vajzën 17 vjeçare nga Fushë Kruja, e cila u abuzua nga gjashtë persona dhe ende po përjeton tmerrin pasi dy prej tyre dolën nga burgu dhe e kanë përdhunuar sërish.

Ajo ka dënuar rastin duke u shpreh e habitur ndaj masave neglizhence të shtetit, ku pasi bëri denoncim në polici e kishin cilësuar si të sëmurë mendore dhe i kishin thënë të ikte nga vendi.

Ajo këtë gjë e kishte shpërndarë në Instagram, por pas kësaj ajo ka pranuar një mesazh banal.

“Jeni plehra, të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre. E keni mendjen të vjedhni jo të bëni detyrat e juaja. Zoti ju vr***”, ka shkruar Kejvina mbi lajmin e postuar.

Kejvina edhe pas kësaj nuk hezitojë që ta tregojë mesazhin duke ju përgjigjur publikisht fansit që e ofendoi atë.

“Goca duhet të jeni të ndershme që mos t’ju përdhunojnë sipas këtij birit të nënës së vet”, ka shkruar ajo./SHQIP.com