Rozë

Kejvina do të hyjë në BBVA? Kërcënon Kiarën

Që kur u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella, ka reaguar shpesh herë në lidhje me eksperiencën e saj dhe banorët e tjerë.

Mirëpo, ka një kohë që Kejvina reagon ashpër ndaj Kiarës.

E së fundmi, ajo ka postuar një video, bashkëngjitur me të cilën shkruan se ka arritur në pikën që mund të bëjë ndonjë gabim të dytë dhe të hyjë nga gardhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Me vërtetë kam bërë një gabim aty brenda, por mos u habisni nëqoftëse më shikoni duke bërë një gabim tjetër duke hyrë aty brenda në mënyrën time (nga gardhi, nga qielli, nga të më vijë) vetëm të takoj pak njërën…s’ka mundësi që po e përjetoje dhe nga jashtë”, ka shkruar Kejvina.

Kejvina u largua nga BBVA për shkak të një konflikti me Luizin, të cilin edhe e goditi me shuplakë.

/Shqip.com