Keith prezanton kunatën e Adriana Matoshit
Publikuar:
(03.10.2021 10:40:46)
Aktorja e njohur, Adriana Matoshi ka një vit tanimë që është në lidhje me futbollistin, Keith Groeneveld.
Duke qenë se të dy janë fytyra publike janë edhe mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke postuar gjëra nga përditshmëria e tyre.
Së fundi futbollisti në llogarinë e tij në Instagram ka prezantuar publikun me motrën e tij të vogël.
“Motra ime e vogël”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Në anën tjetër, Ardiana dhe Keith tashmë janë kthyer nga pushimet dhe kanë vazhduar me aktivitetet e tyre të përditshme./SHQIP.com