Rozë

Keith me dedikim romantik për Adriana Matoshin

Keith dhe Ardiana Matoshi

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi ka një vit tanimë që është në lidhje me futbollistin, Keith Groeneveld.

Duke qenë se të dy janë fytyra publike janë edhe mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke postuar gjëra nga përditshmëria e tyre.

Ai zgjedh mënyra të ndryshme që t’i tregojë aktores së njohur se e dashuron dhe ka ndjenja për të.

Së fundmi, Keith ka publikuar në Instagram një fotografi me Adriana Matoshin duke i shprehur dashurinë.

Ai thotë së është shumë i lumtur që aktorja është në jetën e tij.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që je për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që keni ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi përsëri dhe të krijojmë kujtime më të paharrueshme. Unë të dua”, ka shkruar në foton e postuar.

Në anën tjetër, ka kohë që çifti janë duke jetuar larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve që ata kanë./SHQIP.com